Lajme nga Memaliaj

Sistemimi i rrugës së fshatit Anëvjosë, njësia administrative Qesarat.

Çdo ditë në shërbim! Jemi duke punuar për sistemimin e rrugës në fshatin Anëvjosë të njësisë administrative Qesarat. Ndërhym në: Hapjen e kanaleve anësore, zhbllokimin e tombinove. Pastrim dhe nivelim të rrugës. Në ditët në vijim do të nisim shtrimin e rrugës me asfalt. Një tjetër premtim i mbajtur!

Sistemimi i rrugës në lagjen “Kreka”, Qesarat.

Vijojmë të ndërhyjmë për përmirësimin e infrastrukturës rurale. Jemi duke punuar në fshatin Qesarat, të njësisë administrative Qesarat. Kemi ndërhyrë për sistemimin e një segmenti të vështirë në lagjen “Kreka”, duke hapur kanalet anësore dhe vendosur tombino të reja. Puna vijon!  

Ndërhyrje për sistemimin e rrugës së lagjes “Bregatov” dhe lagjes “Buckaj” në fshatin Zhulaj, njësia administrative Krahës.

Ekipi i Bashkisë Memaliaj po punon intensivisht për sistemimin e rrugës në fshatin Zhulaj të njësisë administrative Krahës. Jemi duke punuar në rrugën e lagjes “Bregatov” dhe lagjes “Buckaj”. Ndërhymë në: Hapje të kanaleve anësore, vendosje tombinosh të reja si dhe pastrimin e tombinove ekzistuese. Pastrim, zgjerim dhe nivelim të rrugës.  

Sistemimi i rrugës në fshatin Zhulaj, njësia administrative Krahës.

Jemi duke punuar prej disa ditësh në fshatin Zhulaj të njësisë administrative Krahës. Përfunduam sistemimin e rrugës në lagjen e madhe Zhulaj, për të vijuar punën në lagjet “Bregadov” dhe “Buckaj”. Pas prishjes së rrethimeve pa leje, ndërhym në: Hapjen e kanaleve anësore dhe vendosjen e tombinove. Zgjerim dhe nivelim të rrugës. Çdo ditë në […]

Lexo te gjitha Postet

AlbaniaUSA