Në kuadër të Muajit Antitrafik, Sektori i Barazisë Gjinore në Bashkinë Memaliaj në bashkëpunim me Policinë Bashkiake zhvilloi sot një takim ndërgjegjësues me nxënësit e shkollës së mesme “Sali Nivica”. U diskutua mbi fenomenin e trafikimit të qenieve njerëzore, faktorët, pasojat, mënyrën si të parandalojmë trafikimin, ku mund të drejtohemi dhe si të raportojmë.
Në përfundim të takimit, me pankarta në duar nxënësit përcollën mesazhe sensibilizuese për t’i thënë STOP këtij fenomeni.

AlbaniaUSA