Shkolla 9-vjeçare “Nimete Progonati” Memaliaj në bashkëpunim me s Zyrën e Barazisë Gjinore ne Bashkine Memaliaj, në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin të zhvilluan nje takim te hapur me nxënësit e klasës së dytë.
Krahas lojërave interaktive me ta, u shpërndane mesazhe sensibilizuese nëpërmjet pikturave e posterave të realizuara nga vet nxënësit bashkë me mësuesen e tyre për autizmin e kontributin e çdo njërit prej nesh për të mbështetur e për të falur sa më shumë dashuri për fëmijët me çrregullime të spektrit autik.
Bashkia Memaliaj falë marrëveshjes së nënshkruar për herë të parë me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale për ofrimin e shërbimeve sociale me bazë komunitare për familjet në nevojë të Bashkisë Memaliaj në kuadër të Fondit Social 2024, këtë vit do të jetë sa më pranë familjeve dhe fëmijëve në nevojë dhe me probleme me ofrimin e shëbimeve dhe aktiviteteve sociale.