5 Maj shënon Ditën e Dëshmorëve të Atdheut. Në kuadër të kësaj dite në Bashkinë Memaliaj u zhvillua ceremonia e homazheve në nderim të të rënëve për liri.
Ceremonia e vendosjes së kurorave me lule u zhvillua në Lapidarin Memorial të Dëshmorëve Memaliaj me pjesëmarrjen e kryetarit të bashkisë z. Gjolek Guci, përfaqësues këshillit bashkiak, të shoqatës së veteranëve, partive politike dhe familjarë të dëshmorëve. Le ta lartësojmë gjithmonë këtë ditë me mirënjohje dhe respekt. Lavdi dëshmorëve të atdheut!