Nëse mendoni të vizitoni jugun e Shqipërsisë, një prej ndalesave duhet të jetë edhe Memaliaj.  Memaliaj ka shumë për të ofruar, ka trashëgimi natyrore, historike dhe kulturore të larmishme. Kryeqendra e Bashkisë Memaliaj është qyteti  Memaliajt, një qytet i vogël i cili e filloi jetën dhe veprimtarinë e tij në 1947-1948, me gjurmimet dhe kërkimet gjeologjike për qymyrgur. Lumi Vjosë është simbol i Memaliaj, një nga arsyet e qëndrimit të shumë turistëve për shkak të veçorive të tij si lumi i fundit i egër i Europës ose njohur ndryshe si “Zemra Blu”. Rrethon nga tre anë qytetin Memaliaj, duke krijuar imazhin e një gadishulli të vogël. Memaliaj është një zonë ku mund të shijosh plotësisht të 4 stinët e vitit. Natyra ka krijuar një mjedis të larmishëm me lumenj, male, kodra e me fusha. Natyra dhe ekoturizmi janë gjithnjë mundësi të mira në Memaliaj duke perjetuar një aventurë të bukur ndërsa udhëtoni në këtë zonë. Shëtitje në natyrë, vëzhgimi i florës dhe faunës, njohja e kulturës dhe trashëgimisë lokale, peshkimi sportiv, shëtitje me biçikleta, shikimi i shpendëve, shëtitjet me kajak, shëtitje në natyrë, rafting, turizëm fotografik, kampe përbëjnë turizmin e natyrës në Memaliaj.

Disa nga destinacionet turistike në Njësinë Administrative Buz:

1.Tre Çukat e Gllavës ( Monument Natyre).

2.Shkëmbin e Bardhë të Hoxhajve në fshatin Buz Kalemaj (Atraksion Natyror).

3.Liqeni i Komarit, në fshatin Komar (Atraksion Natyror).

4.Ujëvara e Gigovës dhe Ura e vjetër e Gigovës në fshatin Selckë e vogël.

5.Bunkerët e komunizmit në zonën e Buzit.

Disa nga destinacionet turistike në Njësinë Administrative Luftinjë:

1.Pusi i Shëndëllisë (Monument Natyre) në fshatin Maricaj.

2.Shkëmbi i Dokos në fshatin Arrëz e Madhe (Atraksion Natyror).

3.Kalaja e Rabije në fshatin Rabije (zonë arkeologjike).

4.Miniera e Qymyrgurit Memaliaj, në zonën e njohur si sektori i tretë në afërsi të fshatit Luftinjë (atraksion për ture historike).

Disa nga destinacionet turistike në Njësinë Administrative Qesarat:

1.Teqeja e Koshtanit, në fshatin Koshtan (Monument Kulture, është hapur shkolla e parë shqipe në rrethin Tepelenë në 1908).

2.Fshati Qesarat (zonë arkeologjike ku janë gjetur gjurmë të vendbanimeve të lashta). Në këtë fshat është gjetur edhe statuja e Erosit të Qesaratit.

 

 

AlbaniaUSA