Ndërhyrje për sistemimin e rrugës së lagjes “Bregatov” dhe lagjes “Buckaj” në fshatin Zhulaj, njësia administrative Krahës.

Ekipi i Bashkisë Memaliaj po punon intensivisht për sistemimin e rrugës në fshatin Zhulaj të njësisë administrative Krahës.

Jemi duke punuar në rrugën e lagjes “Bregatov” dhe lagjes “Buckaj”. Ndërhymë në:

Hapje të kanaleve anësore, vendosje tombinosh të reja si dhe pastrimin e tombinove ekzistuese.

Pastrim, zgjerim dhe nivelim të rrugës.

 

Sistemimi i rrugës në fshatin Zhulaj, njësia administrative Krahës.

Jemi duke punuar prej disa ditësh në fshatin Zhulaj të njësisë administrative Krahës.

Përfunduam sistemimin e rrugës në lagjen e madhe Zhulaj, për të vijuar punën në lagjet “Bregadov” dhe “Buckaj”.

Pas prishjes së rrethimeve pa leje, ndërhym në:

Hapjen e kanaleve anësore dhe vendosjen e tombinove.

Zgjerim dhe nivelim të rrugës.

Çdo ditë në terren duke punuar për përmirësimin e infrastrukturës rrugore në çdo njësi administrative.

AlbaniaUSA