Qyteti i njohur prej vitesh për minierën e qymyrgurit e ka humbur me kohë këtë profil për shkak të mbylljes së saj. Shumë prej banorëve kanë migruar apo emigruar, ndërsa ata që jetojnë ende në Memaliaj merren me shërbime të vogla apo njësi tregtare lokale. Zona e re që krijohet me njësinë administrative shtrihet kryesisht buzë Lumit Vjosa. Ajo do të ketë përparësi bujqësinë dhe blegtorinë si dhe zhvillimin e shërbimeve të vogla tregtare për popullsinë urbane. Burimet e tjera të të ardhurave, krahas bujqësisë dhe blegtorisë mund të vijnë dhe nga vreshtaria, mbledhja e bimëve medicinale, turizmi lumor, turizmi historik dhe ai kulturor.

AlbaniaUSA