📍Vijon dezifektimi i hapësirave publike në Bashkinë Memaliaj, në kuadër të masave për të parandaluar përhapjen e virusit COVID-19🦠
Po i kushtohet vëmendje e veçantë dezinfektimit të rrugëve, tregjeve, insitucioneve si shkollat, kopshtet, qëndra shëndetësore, bashkia, komisariati i policisë, posta shqiptare etj. Ndërkohë policia bashkiake po punon për të ndaluar dhe grumbullimet si masë e detyrueshme për të parandaluar përhapjen e coronavirusit.
Iu bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve të marrin masa për higjienën 🧴🧼duke kryer dezinfektimin e ambjenteve, njëkohësisht të mos dalin nga shtëpia përveçse për rastet e domosdoshme. Në të njëjtën kohë, me konstatimin e simptomave si temperaturë 🌡, kollë dhe probleme me frymëmarrje, të kontaktojnë menjëherë numrin unik 127🚨.