Me nisjen e sezonit të të mbjellave dhe vaditjes, Bashkia Memaliaj nëpërmjet Drejtorisë së Shërbimeve Publike ka nisur intesivisht punën për marrjen e masave të domosdoshme për t’ju ardhur në ndihmë të gjithë banorëve që kanë toka bujqësore në çdo njësi administrative. Prej disa ditësh punuam në fshatin Kalivaç, ku përfunduam sistemimin dhe mirëmbajtja e rrugës për të shkruar në tokat bujqësore të fshatit, pastrimi dhe sistemimi me beton i kanaleve kulluese, si dhe vendosje e tombinove.

👉Në kuadër të nisjes së sezonit të të mbjellave, po punojmë edhe në zonën e rezervuarit të Fshatit Memaliaj. Kemi ndërhyrë për pastrimin dhe hapjen e kanaleve vaditëse për të mundësuar vaditjen e tokave bujqësore të banorëve të fshatit.

👉Në njësinë administrative Qesarat, punuam për sistemimin e rrugës në fshatin Kamçisht. Ndërhym në zgjerim, nivelim, hapje të kanaleve anësore, vendosje tombinosh dhe shtrim me çakull.

👉Në fshatin Zhapokikë të njësisë administrative Luftinjë kemi ndërhyrë në hapjen e kanaleve anësore përgjatë rrugës kryesore të fshatit dhe vendosjen e tombinove.

👉Me blerjen e makinës së re teknologjike të pastrimit, jemi duke i kushtuar vëmendje maksimale dhe përkujdesjes ndaj mjedisit. Me punonjësit tanë kemi nisur shtrirjen e shërbimit të pastrimit, grumbullimit dhe transportimit edhe në fshatrat e pa mbuluara më parë me kosha dhe pastrim.

👉Në qytet vijon puna për lirimin e hapësirave të zaptuara nga kopshtet dhe rrethimet pa leje në zonën e njohur si “Vajguri”, për ndërtimin e shëtitores përgjatë rrugës nacionale, shtimit të hapësirave publike të dedikuara për ndërtim lulishtesh si dhe mirëmbajtje të rrugëve dhe hapësirave publike.
Me pak durim dhe mirëkuptim, puna do të zhvendoset në çdo njësi të Bashkisë Memaliaj.
Shumë punë të mira na presin në vazhdim😉

AlbaniaUSA