Bashkia Memaliaj rinis aksionin për prishjen e objekteve pa leje

Rinis aksioni i Bashkisë Memaliaj për prishjen e mureve rrethues dhe objekteve pa leje brenda territorit të qytetit Memaliaj. Prej 30 vitesh qyteti vuante mungesën e hapësirave publike për shkak të zaptimit vend e pa vend.

 

Kjo situatë e akumuluar për një kohë të gjatë krijonte vështirësi për lëvizjen e automjeteve dhe të këmbësorëve. Fal ndërhyrjes së ekipit tonë shumë shpejt qyteti do të marrë frymë lirisht. Deri më sot janë liruar rreth 21 mijë m2 hapësirë publike. Ndërsa synohet që në këto hapësira të ndërtohen vende shlodhëse për banorët, si dhe shtimi i trotuareve për këmbësorët.

AlbaniaUSA