8 PRILL – Dita Ndërkombëtare e Romëve ishte fokusi i kalendarit të aktiviteteve të zhvilluara sot nga Bashkia Memaliaj. Zyra e Barazisë Gjinore dhe të Drejtave të Femijëve në bashkëpunim me gjimnazin “Sali Nivica” organizuan një takim ndërgjegjësues me të rinjtë e gjimnazit, ku u diskutua mbi sfidat me të cilat përballet komuniteti Rom në të gjithë botën, si dhe rëndësinë e gjithëpërfshirjes së tyre në shoqëri. Aktiviteti pati një ndërthurje të mesazheve kushtuar 8 prillit, si dhe diskutimeve mes të rinjve mbi kontributin unik që romët japin për pasurinë dhe diversitetin e vendit dhe qenies qytetare, multietnike dhe multikulturore të një vendi.

Dita Ndërkombëtare e Romëve ishte fokusi i kalendarit të aktiviteteve të zhvilluara sot nga Bashkia Memaliaj.

AlbaniaUSA