Lufta kundër kanabisit ishte tema e takimeve të zhvilluar sot në Njësinë Administrative Krahës, Qesarat dhe Memaliaj Fshat të Bashkisë Memaliaj. Pjesë e tryezës së diskutimit ishin kryetari i Bashkisë Memaliaj z.Gjolek Guci, administratorët e njësive administrative, kryetarët e fshatrave të njësive respektive, si dhe përfaqësues të tjerë të bashkisë. Në kuadër të këtij takimi z. Gjolek Guci kërkoi identifikimin e zonave problematike për kultivimin e kanabisit, si dhe vijimësinë e bashkëpunimit korrekt që bashkia ka me policinë e shtetit. Nga ana tjetër kryetarët e fshatrave u shprehën se nuk kanë konstatuar asnjë rast të kultivimit të bimëve narkotike. Ndërsa shtuan më tej se janë marrë masat e domosdoshme për të parandaluar këtë fenomen. Në këtë takim u diskutua edhe për disa problematika shqetësuese për komunitetin e çdo njësie administrative.

AlbaniaUSA