Kryebashkiaku z. Gjolek Guci zhvilloi sot në ambjentet e Bashkisë Memaliaj një takim me Prefektin e Qarkut Gjirokastër z. Astrit Aliaj, lidhur me masat e marra kundër kultivimit të bimëve narkotike. Në këtë takim u diskutua gjithashtu edhe për disa problematika shqetësuese për komunitetin, si dhe vizionin që Bashkia Memaliaj ka për zhvillimin urban. Duke u ndalur tek fenomeni i kultivimit të bimëve narkotike, z. Guci tha se janë marrë masat e domosdoshme në luftën kundër kanabisit, në të gjitha njësitë administrative. Ndërsa më tej kryetari i bashkisë u ndal edhe tek puna intesive e ndërmarrë për lirimin e hapësirave publike të zaptuara forcërisht prej vitesh. Nga ana tjetër gjatë inspektimeve të kryera në terren, Prefekti i Qarkut Gjirokastër vlerësoi punën intesive për lirimin e hapësirave publike.

AlbaniaUSA