Në vazhdën e takimeve të zhvilluara kundër kultivimit të bimëve narkotike, sot u ndalëm në Njësinë Administrative Buz dhe Njësinë Administrative Luftinjë. Me kryetarët e fshatrave dhe administratorët e njësive administrative theksi u vendos tek përforcimi i masave për të luftuar këtë fenomen. Në fjalën e tij kryetari i Bashkisë z. Gjolek Guci ngulmoi sërisht në vijimin e kontrolleve për identifikimin e zonave problematike në këto dy njësi. Nga ana tjetër administratorët dhe kryetarët e fshatrave, u shprehën se fal bashkëpunimit të suksesshëm me policinë e shtetit nuk kanë konstatuar asnjë parcelë me kanabis.

AlbaniaUSA