Kryetari Bashkise Memaliaj, Z. Albert Malaj priti në Bashkinë Memaliaj rektorin e Universitetit të Bujqësisë Prof.Dr. Fatbardh Sallaku së bashku me stafin e tij akademik. Ne takim u diskutua mbi urat e bashkëpunimit mes bashkisë dhe universitetit, për të u nënshkrua dhe një marrëveshje për ta kanalizuar këtë bashkëpunim në disa fusha si: kryerjen e studimeve për rajonizimin e kulturave bujqësore në territorin e Bashkisë Memaliaj, praktikat më të mira në përdorimin e tokës bujqësore dhe orientimi drejt bujqësisë organike dhe konsolidimit të kulturave bujqësore, praktikat më të mira në përdorimin e tokës bujqësore me qëllim reduktimin e erozionit dhe rreziqeve të tjera mjedisore, vlerësimi i gjendjes së rrjetit kullues dhe skemave të vaditjes dhe vënia e tij në efiçencë të plotë, hartimi i projektit për rehabilitimin e kanaleve vaditëse dhe rezervuarve ujitës, hartimi i planit për menaxhimin e pyjeve dhe kullotave në territorin e bashkisë etj.

Më tej takimi u zhvendos edhe në gjimnazin “Sali Nivica”, ku së bashku dhe me drejtoreshën e shkollës Znj.Rudina Dogani, mësues dhe maturantë të kësaj shkollë zhvilluam një takim informues. Maturantët u njohën për programet e studimit që ofrohen në këtë universitet, kriteret e pranimit, akomodimin, bursat e studimit, degët prioritare, diplomat duale dhe gjithë shërbimet e tjera që posedon.

 

AlbaniaUSA