Memaliaj është i bekuar nga lumi Vjosë, i cili është cilësuar dhe si lumi i fundit i egër i Europës. Prej vitesh banorët e qytetit e frekuentojnë Vjosën edhe për plazh gjatë stinës së verës. Por plastika dhe mbetjet e depozituara prej kohësh krijonin impakt negativ dhe shqetësim për plazhistët. Nisur nga kjo problematikë, prej disa ditësh ekipi jonë është ndalur në pastrimin e gjithë bregut të lumit në qytet. Fal mirëmbajtjes dhe kujdesit të vazhdueshëm, do të bëjmë të mundur që kjo verë t’i dedikohet plazhit të pastër dhe të sigurtë.
#BashkiaNëPunë
#BashkiaQëDuam
#BashkiaMemaliaj