Një lajm shume i mire për qytetin Memaliaj. Shumë shpejt do të nisin punimet në kuadër të zbatimit të projektit “Ndërhyrje rigjeneruese në blloqet e banimit, Bashkia Memaliaj”. Pas aplikimit të kryer në thirrjen e hapur për financim nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit dhe shpalljen fituese të Bashkisë Memaliaj kemi nënshkruar Akt- Marrëveshjen me FSHZH, dhe për disa ditë do të nisin punimet në 5 pallatet e miratuara prej tyre, me numra pasurie 8/31, 8/32, 8/37, 8/38, 8/44.
Ky është një financim i qeverisë shqiptare me agjenci të zbatimit të projektit Fondin Shqiptar të Zhvillimit, punimet e së cilit konsistojnë në rehabilitimin e fasadave dhe sistemin kapot.
Ndërhyrja në këtë bllok banesash krahas përmirësimit të fasadave dhe imazhit të qytetit, do të zgjidh edhe një problematikë shumë vjeçare të komunitetit si prezenca e lagështirës për shkak të amortizimit të ndërtesave dhe mungesës së ndërhyrjeve.
Bashkia Memaliaj ka aplikuar dhe në thirrje të tjera të hapura nga FSHZH, besimplotë se do të kemi dritë jeshile. Ne nje postim ne faqen zyrtare ne FB te Bashkise Memaliaj, Kryetari i Bashkise Z. Albert Malaj ka falënderuar Fondin Shqiptar të Zhvillimit.

AlbaniaUSA