Njoftim!

Mbështetur në Urdhrin Nr.50 datë 12.03.2021 të Bashkisë Memaliaj “Për vendosjen e materialeve propagandistike dhe vendet e afishimit gjatë fushatës zgjedhore”, bazuar në nenin 8, 9, 64 të ligjit nr.139/2015 “ Për vetqeverisjen vendore”, nenit 79 të ligjit nr.10019 datë 29.12.2008 “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë i ndryshuar”, udhëzimit nr.1 datë 31.05.2017 ( ndryshuar me vendimin nr153 datë 11.04.2019) të KQZ “Për përdorimin e materialeve propagandistike dhe vendet për afishimin e tyre gjatë fushatës zgjedhore”, nenit 24 të ligjit 90/2017 për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.8580 datë 17.02.2020 “Për partitë politike”, ligjit nr. 8224 datë 15.05.1997 “Për organizimin dhe funksionimin e policisë së bashkisë dhe komunës” azhornuar me ligjin nr.8335 datë 23.04.1998; njoftohen të gjitha subjektet zgjedhore të Bashkisë Memaliaj të veprojnë në përputhje me dispozitat e përcaktuara:

1.Pranë zyrave dhe ambjenteve të çdo njësie administrative të Bashkisë Memaliaj të kryhet afishimi i materiale edukative zgjedhore, në dispozicion të KQZ ose palëve të treta që nuk promovojnë fushatën e një subjekti të caktuar zgjedhor.

2.Në vendet e afishimit subjektet zgjedhore lejohen të afishojnë vetëm materiale të programeve të tyre zgjedhore.

3.Gjatë periudhës së fushatës zgjedhore lejohet përdorimi dhe afishimi i materialeve propagandistike zgjedhore statike në një distancë jo më të madhe se 5 metra larg zyrës elektorale të subjektit zgjedhor.

4.Të gjitha subjektet zgjedhore duhet të japin informacion për adresat e sakta të zyrave elektorale. Brenda 5 ditëve bëhet verifikimi i vendodhjes së tyre dhe respektimi i dispozitave të vendimit nr.153 datë 11.04.2019 të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për afishimin dhe vendosjen e materialeve propagandistike.

5.Nëse materialet propagandistike të subjekteve zgjedhore vendosen në kundërshtim me kriteret e përcaktuara nga udhëzimi i KQZ dhe Urdhrit të Kryetarit të Bashkisë Memaliaj, Policia Bashkiake merr masa të menjëhershme për heqjen e tyre.

AlbaniaUSA