Warning: Invalid argument supplied for foreach() in /home/sarande/public_html/memaliaj.gov.al/wp-content/plugins/core-rollback/src/Core.php on line 55
Njoftim për publikimin e sondazhit online | Miresevini ne faqen zyrtare te Bashkise Memaliaj

 

Njoftim për publikimin e sondazhit online

 

Titulli : “Sondazhi online për mbledhjen e rekomandimeve të komunitetit për projekt buxhetin afatmesëm 2022 – 2024

Propozuesi: Sondazhi është propozuar nga Komisioni i Ekonomisë i Këshillit Bashkiak te Memaliajt

Sqarime: Sondazhi online bazohet mbi të dhënat e raportit të monitorimit të zbatimit të buxhetit të bashkisë për vitin 2020. Qëllimi i këtij sondazhi është të mblidhen sugjerimet e komunitetit lidhur me:

  • Mënyrën si janë shpenzuar fondet për ofrimin e shërbimeve nga bashkia.
  • Performancën e shërbimeve të ofruara nga bashkia.
  • Shërbimet prioritare të komunitetit.

Kalendari i konsultimit: Mbledhja e mendimeve dhe rekomandimeve të komunitetit do të bëhet përmes platformës elektronike të sondazhit online. Sondazhi do të jetë online deri në 15 Nëntor 2022.

Pjesëmarrës:

  • Nga ana e Bashkisë: Kryetarët e të gjithë Komisioneve të Këshillit të Bashkisë, Koordinatori për Njoftimin dhe Konsultimin Publik, këshilltarë, drejtues/punonjës të administratës që lidhen me cështjen që konsultohet.
  • Nga komuniteti: Banorët e Bashkisë, anëtarët e shoqërisë civile, anëtarë të biznesit, medias dhe akademisë, Kryetarët e Fshatrave dhe Ndërlidhësit Komunitarë.

Format e konsultimit: Pyetësor online. Sondazhi aksesohet në linkun:

https://forms.gle/Lg9u7di4j7hbT5jb7

 

 

 

 

 

Qëllimi i këshillimit publik

 

 

Këshillimi publik përmes sondazhit online synon tërheqjen e mendimit të qytetarëve, biznesit, shoqërisë civile, medias dhe akademisë lidhur me prioritetet që kanë për shërbimet / funksionet e ofruara nga Bashkia.

Mbledhja e mendimeve dhe rekomandimeve të komunitetit, do t’i shërbejë Këshillit për të përcaktuar se si do të përdoren fondet publike në ofrimin e shërbimeve për tre vitet e ardhshme 2022 – 2024, dhe të sigurojë që përdorimi i tyre është në përputhje me nevojat e komunitetit për përmirësimin e shërbimeve prioritare të përcaktuar nga to.

Përshkrimi i çështjes që trajton sondazhi online Miratimi i projekt buxhetit afatmesëm është një vendim i rëndësishëm që merret nga Këshilli i Bashkisë, pasi përcakton fondet që do të përdoren për të gjitha shërbimet / funksionet e ushtruara nga Bashkia dhe performancën e tyre. Këshilli i Bashkisë duhet të sigurohet që fondet publike shkojnë për përmirësimin e shërbimeve që ofrohen nga Bashkia për komunitetin dhe adresojnë nevojat e tyre, brenda kapaciteteve financuese të Bashkisë.
Pyetjet që ngre Këshilli ndaj publikut Këshilli i Bashkisë është i interesuar të marrë opinionin e komunitetit në lidhje me cështjet si vijon :

1.       A jeni dakort me mënyrën si janë shpenzuar paratë? Shprehni opinionet tuaja në lidhje me këtë?

2.       Si e vlerësoni performancën e bashkisë për shërbimet kryesore të ofruara?

3.        Prioritet e publikut: Zgjidhni ato shërbime për të cilat mendoni se duhet shpenzuar më shumë (2% ose më pak është shpenzuar)

4.       A jeni të gatshëm të paguani më shumë taksa / tarifa për përmirësimin e shërbimeve të ofruara?

5.       Nëse do i jepni notën e performancës bashkisë tuaj, çfarë note do i jepni nga 1 në 10 për vitin 2020?

 

 

Kontaktet dhe afatet e dërgimit të komenteve, rekomandimeve, vërejtjeve;

 

 

Komentet dhe rekomandimet tuaja jepen direkt nëpërmjet votimit në platformën e sondazhit online, BRENDA DATËS 15.11.2021.

Sondazhi aksesohet mund të aksesohet si më poshtë:

·         Në adresën zyrtare të internetit të Bashkisë;

·         Në facebook zyrtar  të Bashkisë;

 

Për çdo vështirësi apo paqartësi lidhur me sondazhin, mund të kontaktoni drejtpërdrejtë me Sekretarin e Këshillit të Bashkisë Eriola Allka:

Email: eriola.allka@gmail.com

Ndryshimet kryesore dhe/ose alternativat e mundshme Opsionet e mundëshme janë për t’u shqyrtuar nga ana e Këshillit :

Ndryshime në alokimin e fondeve për programe të caktuara me qëllim përmirësimin e shërbimeve të ofruara nga Bashkia.

Projekt-vendimi, relacioni shoqërues, studime apo materiale me informacion në lidhje me cështjen që konsultohet Dokumentin interaktiv të monitorimit të bashkisë mund t’i gjeni në linkun https://buxheti.info/.

 

Shpjegim të procesit që do ndjekë dhe veprimet qe do të ndërmarrë Këshilli për të shqyrtuar rekomandimet nga publiku deri në marrjen e vendimit Konsultimi publik përmes sondazhit do të jetë i munduar deri në 15 Nëntor 2021, por mbledhja dhe shqyrtimi i rekomandimeve do bëhet në disa faza:

·         Rekomandimet e ardhura deri në 15 Maj 2021;

·         Rekomandimet e ardhura deri në 15 Nëntor 2021.

Pas mbledhjes së rekomandimeve, Këshilli i Bashkisë do të ndjekë hapat:

1.       Realizimin nga ana e Sekretariatit të Këshillit i një Përmbledhje të Rekomandimeve dhe rezultateve të plota të Sondazhit.

2.       Dërgimi i kësaj Përmbledhje Rekomandimesh Kryetarit të Bashkisë, Komisionit të Ekonomise dhe Financës dhe çdo këshilltari të bashkisë.

3.       Shqyrtimi nga ana e komisionit të ekonomisë dhe financës (mbledhja e komisionit është e hapur për publikun sipas datave të parashikuara në kalendar) të cdo rekomandimi dhe të opinionit të Kryetarit të Bashkisë.

4.       Marrja e vendimit për rekomandimet që do të përfshihen në projekt buxhetin afatmesëm dhe projekt buxhetin vjetor.

5.       Diskutimi dhe miratimi i aktit në seancën e hapur të Mbledhjes së Këshillit.

6.       Informimi i komunitetit, për marrjen në konsideratë të rekomandimeve ose për mosmarrjen në konsideratë dhe arsyet e mosmarrjes në konsideratë të tyre.

7.       Publikimi i aktit në faqen e Këshillit të Bashkisë dhe në tabelat e informimit

8.       Njoftimi i administratës për aktin e miratuar

9.       Monitorimi i zbatimit të tij

Data e publikimit 01.04.2021

 

AlbaniaUSA