Pas 30 vitesh e lënë në harresë, kanë nisur punimet për rehabilitimin e rrugës 10 km që lidh fshatin Gllavë dhe Buz në Njësinë Administrative Buz. Ky investim u mundësia fal bashkëpunimit të ekipit të Drejtorisë së Shërbimeve Publike të Bashkisë Memaliaj, të punonjësve të Njësive Administrative Buz dhe Luftinjë, si dhe kontributit prej 500 mijë lekëve të rinj të z. Hetem Barjami (Mahmutaj). Po fal kontributit të z. Hetem Barjami vendosëm edhe tabelat emetuese përgjatë rrugës, duke e bërë më të lehtë orientimin e udhëtarëve në Njësinë Administrative të Buzit.Vëmendja ndaj infrastrukturës rrugore rurale në Bashkinë Memaliaj do të jetë maksimale me qëllim lehtësimin e lëvizjes së banorëve, si dhe afrimin e tyre me zonën urbane.
#BashkiaNëPunë
#BashkiaQëDuam
#BashkiaMemaliaj