Rafting në lumin Vjosë ishte ky aktiviteti i zhvilluar sot në kuadër të 5 Qershorit Ditës Ndërkombëtare të Mjedisit. PPNEA ,Qendra për Ruajtjen dhe Mbrojtjen e Mjedisit Natyror në Shqipëri në bashkëpunim me ADZM e qarkut Gjirokastër kishin zgjedhur rrjedhjen e poshtme të lumit Vjosë, duke përshkuar fshatrat Qesarat, Anëvjosë dhe Kalivaç të Bashkisë Memaliaj. Krahas sportit të Rafting ata kanë vrojtuar edhe shpendët që jetojnë në këtë luginë e cila dominohet nga një faun e larmishme.
Nëse iu pëlqen natyra dhe jeni të apasionuar pas sporteve të aventurës një prej të cilëve është edhe Rafting, pse jo mund të zgjidhni si destinacion turistik edhe Bashkinë Memaliaj. I njohur ndryshe edhe si “Qyteti i Minatorëve” për shkak të minierës së qymyrgurit, Memaliaj përbën potencial jo vetëm për zhvillimin e turizmit sportiv, por edhe atij natyror dhe historik. Turet në minierën e qymyrgurit, si dhe atraksionet natyrore që të ofrojnë fshatrat e Njësive Administrative Luftinjë, Buz, Krahës, Memaliaj Fshat dhe Qesarat janë interesante si për turistët vendas edhe për ata të huaj.
Mos nguroni, vizitoni Memaliaj!
#5Qershor
#DitaNdërkombëtareeMjedisit
#VizitoMemaliaj
#BashkiaMemaliaj

AlbaniaUSA