Sot në shkollat e mesme të Bashkisë Memaliaj, mësimi për maturantët filloi normalisht. Sipas vendimit të Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë maturantët do zhvillojnë fazën e fundit përgatitore para provimeve të qershorit. Hyrja në shkollë është bërë sipas rregullave duke mbajtur distancën 2m, maska dhe doreza, duke matur temperaturën, si dhe dezinfektimin e duarve me alkool. Ndërkohë prej ditësh Bashkia Memaliaj ka plotësuar kushtet e dezifektimit në të gjitha shkollat e mesme duke siguruar ambjente të sigurta, si dhe caktimin e largësisë me sinjalistikën e duhur. Ne kemi për detyrë të sigurojmë shëndetin tuaj, ju keni detyrë të na nderoni në provime!

#BashkëDoiaDalim
#ShkollaTëSigurta
#BashkiaMemaliaj

AlbaniaUSA